Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, deklaroi se vendi i tij është i interesuar të zbardhë vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.
Por, ministri serb ka akuzuar Kosovën që nuk po ka interes për një gjë të tillë.
Sipas Stefanovic, nuk ka shkëmbim të informacioneve për rastin e vrasjes së Ivanovic dhe i bëri thirrje EULEXit që seriozisht të përfshihet në zgjidhjen e këtij rast.
“Kur nuk ka hetime, rezultate, xhirime, shkëmbim të informacioneve, nuk ka asgjë dhe duket se nuk ekziston vullneti nga ana tjetër”, u shpreh Stefanovic.
Ndërkohë, para disa ditësh edhe ministri Vulin foli për vrasjen e Oliver Ivanoviq, duke thënë po të njëjtën gjë sikur kolegu i tij i Qeverisë.
Mirëpo, shteti kosovar ka konfirmuar qe disa herë se hetimet për vrasjen e Ivanoviq po vazhdojnë që nga dita e atentatit.
Ndryshe, Oliver Ivanoviq u qëllua mëngjesin e 16 janarit të këtij viti, teksa po futej në zyrën e tij në Mitrovicën Veriore.
The post Ministri serb flet për vrasjen e Ivanoviqit, e akuzon Kosovën se nuk po ka interes për zbardhjen e rastit appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com