comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Mini furgoni i parë nga Lexus, tashmë ka edhe emër (Foto)

Detajet e mini furgonit LM, do t’i kuptojmë gjatë javës së ardhshme në Shanghai Auto Show

Gjatë javës së kaluar, Lexus ka bërë të ditur se do të prezantojë në Shanghai Auto Show një makinë të re, transmeton Telegrafi.

Derisa në imazh nuk tregohej shumë, pos një pjese të përparme, në raport thuhej se ky është mini furgoni i ri i kësaj kompanie japoneze.

Në imazhin e dytë të shpërndarë, shihet se çfarë makine do të shohim, pasi vërehet se është një mini furgon luksoz. Megjithëse nuk janë bërë të ditura detajet, është konfirmuar se ky është mini furgoni i emëruar LM.

Bazuar në fotografinë, shihet se është e ngjashme me Toyota Alphard, me dyer të rrëshqitshme dhe xham të madh ën pjesën prapa.

Krahasuar me imazhin e kaluar, ky mini furgon u konsiderua i ngjashme me crossoverin RX, grill dhe drita më të ndryshme. /Telegrafi/

The post Mini furgoni i parë nga Lexus, tashmë ka edhe emër (Foto) appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com