comment Add Comment
Posted on Last updated

Milani dëshiron të vazhdojë me fitore, përballë ka Leccen – formacionet zyrtare

Milani dhe Lecce kanë publikuar formacionet zyrtare në kuadër të përballjes së javës së tetë në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të zhvillohet në ‘San Siro’ me Rossonerët që shihen si favorit në letër.

Milani në këtë takim nuk do të mund të llogarisë në lojtarët si Davide Calabria dhe Samuel Castillejo që janë të suspenduar.

Në anën tjetër, Lecce do t’i ketë të gjithë lojtarët për këtë takim, e që do të shpresojnë të marrin së paku një pikë.

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Theo Hernandez; Paqueta, Biglia, Kessie; Suso, Leao, Calhanoglu.

Formacioni startues i Lecces: Gabriel; Meccariello, Lucioni, Rossettini, Calderoni; Tabanelli, Tachtsidis, Majer; Mancosu; Falco, Babacar. /Telegrafi/

The post Milani dëshiron të vazhdojë me fitore, përballë ka Leccen – formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com