Rreth 20 mijë turq nga Evropa u mblodhën para dhe në sallën “Juan Antonio Samaranch – Zetra” në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë, ku janë duke pritur ardhjen e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Erdogan sot mbërriti për një vizitë pune në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa është planifikuar edhe një adresim i tij, ku do të mbahet Kongresi i gjashtë i Unionit Evropian të Demokratëve Turq, shkruan AA.
Presidenti turk u takua me kryesuesin e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbetgoviq dhe gjatë ditës do të nderohet me doktoratë nderi nga Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës. /Telegrafi/
The post Mijëra turq nga vendet evropiane presin ardhjen e Erdoganit në sallën Zetra appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com