Meta: Me sondazhet do qeshin të gjithë, Shqipëria ka fituar këtë proces historik

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh në mbyllje të procesit të votimit.

Kreu i Shtetit falënderon qytetarët për pjesëmarrjen.

Ai thekson se tani sfida më e madhe është administrimi me integritet të lartë i procesit zgjedhor.

Në mesazhin e tij në Facebook, presidenti iu drejtohet qytetarëve, duke iu thënë të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush.

“Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë. Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve”, ka shkruar ai.

The post Meta: Me sondazhet do qeshin të gjithë, Shqipëria ka fituar këtë proces historik appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com