comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Mercedes prezanton modelin A35 AMG (Foto)

Ky sedan i mahnitshëm, pritet të lansohet gjatë vitit që vjen me çmim duke filluar nga 45 mijë dollarë

Ata që duan një Mercedes sportiv, por modeli CLA35 AMG është shumë i rrumbullakosur, atëherë ka një opsion shumë adekuat, transmeton Telegrafi. Megjithëse e kanë të njëjtën platformë, A35 AMG është një sedan shumë më i përshtatshëm.

Të dy makinat që janë prezantuar në New York Auto Show, lansohen gjatë vitit që vjen, ndërsa do të kenë çmim prej 45 mijë dollarë, por shifra e saktë ende nuk është bërë e ditur.

Me motorin e njëjtë sikurse CLA35 AMG, që ka 302 kuaj fuqi, A35 AMG shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta zë për 4.7 sekonda.

Ky model do të rivalizojë me Audi S3 që prodhon 288 kuaj fuqi, teksa A45 AMG do të jetë konkurrente me Audi RS3 që arrin deri në 400 kuaj fuqi. /Telegrafi/

The post Mercedes prezanton modelin A35 AMG (Foto) appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com