comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Mënyra më e lehtë e mbjelljes së patateve: Pa gërmim dhe pa prashitje – rendiment i pastër!

Kopshtarët adhurojnë mbjelljen e këtillë të patateve

Patatja është një bimë e tillë që mund ta mbillni në kopsht, në lehe të ngritura, “shtretër” të njohur me komposto, por edhe në kova prej pesë ose më shumë litrash.

Mënyra më e lehtë për të mbjellë patate është thjesht t’i “hidhni” në arë! Frutat e mbira vendosen thjesht në sipërfaqen e tokës, pa prashitur!

Tani vendosni një shtresë të bollshme kashte mbi patatet dhe pas ujitjes ose shiut të parë, shtoni një shtresë tjetër kashte, transmeton Telegrafi.

Ju gjithashtu mund të vendosni gjethe të bimës Symphytum officinale ose hithër mbi kashtë, të cilat do të ushqejnë gjithashtu të mbjellat tuaja.

Përdorni bar të prerë për të “mbjellë” patate. Nëse keni një oborr të madh që e kositni rregullisht, atëherë do të keni mjaftueshëm bar. Patatet në këtë mënyrë mbillen pa gërmuar tokën.

Gjithçka që duhet të bëni është të shtoni më shumë bar të prerë rreth çdo patateje kur ajo të mbijë.

Nxjerrja e patateve nga kashta është shumë më e lehtë sesa ta hiqni atë nga toka. Gjithçka që duhet të bëni është të nxirrni pataten dhe ta shpërndani pak barin e thatë.

Shijoni patatet e reja. /Telegrafi/

The post Mënyra më e lehtë e mbjelljes së patateve: Pa gërmim dhe pa prashitje – rendiment i pastër! appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com