Mediat italiane e ngritin në qiell Gjimshitin pas paraqitjes ndaj Cityt: Mbret i zonës së 16-shit
Atalanta ka arritur ta ndalë në barazim 1-1 kampionin në fuqi të Anglisë, Manchester City.
Skuadra italiane zhvilloi një ndeshje të madhe duke dominuar në pjesën e dytë ndaj Cityt.
E njëri nga më të mirët në këtë takim ka qenë mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti.
Mediat italiane e kanë vlerësuar lartë paraqitjen e reprezentuesit shqiptar në takimin.

Berat Gjimshiti. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
“Mbret i zonës, dominues absolut në 16 metërshin e Atalantës”.
“Për shumë minuta i varet në fanellë Mahrezit dhe e shoqëron në çdo cep të fushës. Në pjesën e dytë i shkon pranë edhe golit, me kokë, pas një goditje këndi”, thuhej në raportin e mediave italiane.
26-vjeçari këtë edicion ka shkëlqyer edhe në Serie A me Atalantën, ku skuadra e tij pas 11 javëve zë pozitën e pestë në tabelë me 21 pikë. /Telegrafi/
The post Mediat italiane e ngritin në qiell Gjimshitin pas paraqitjes ndaj Cityt: Mbret i zonës së 16-shit appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com