Mediat greke: Deklaratat e Zaevit për gjuhën maqedonase janë bërë që të marrë më shumë mbështetje për marrëveshjen e Prespës

Komentet e rralla të pafata të kryeministrit Zoran Zaev shkojnë për opinionin e brendshëm, shkruan gazeta gre “Kathimerini”.

Ndryshimet në Kushtetutën e Maqedonisë, të cilat duhet të ratifikohen së shpejti në Kuvend, janë në përputhje me marrëveshjen e Prespës, thuhet në një burim të paidentifikuar nga qeveria greke të dhënë për agjencinë shtetërore “ANA-MPA”, njofton “Kathimerini”.

Siç shkruan gazeta greke “Kathimerini”, pjesa më e diskutueshme ishte paragrafi 3 i nenit 49, i cili flet për “popullin maqedonas që jeton në vendet fqinjë”. Me ndryshimet në propozim tekstin për ndryshimet kushtetuese, ky formulim është ndryshuar me fjalën “diaspora”, duke ndjekur shembullin e nenit 108 të Kushtetutës greke.

Gazeta shkruan se kjo korrespondon me frymën e marrëveshjes së Prespës. Nga ky burim thuhet se komentet e rralla “të pafata” të kryeministrit Zoran Zaev u bënë nga ai për t’ju pëlqe opinionit të brendshëm dhe për të marrë mbështetje për marrëveshjen. Por, mbështetja e tij për marrëveshjen e Prespës është ende e njëjtë.

Teksti përfundimtar i ndryshimeve kushtetuese u miratua në Kuvend ditën e mërkurë, ndërsa votimi për të pritet të ndodhë ka mesi i janarit./Telegrafi/

The post Mediat greke: Deklaratat e Zaevit për gjuhën maqedonase janë bërë që të marrë më shumë mbështetje për marrëveshjen e Prespës appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com