comment Add Comment
Posted on Last updated

Me maskën e serialit “La Casa de Papel”, Florenzi prezantohet te Valencia

Valencia ka arritur marrëveshje me Romën për Alessandro Florenzin, që vjen si huazim deri më 30 qershor 2020.

Klubi spanjoll përmes rrjeteve të tij sociale ka njoftuar për ardhjen e italianit me një video ku shfaqet sikurse në serialin e famshëm spanjoll “La Casa de Papel” .

Florenzi me një buzëqeshje të madhe është parë në prezantimin e tij në rrjetet sociale, i veshur me kostumin klasik të kuq që i dallon protagonistët e këtij serialit.

 

“Arrita. Forza Valencia!”, ka thënë Florenzzi, pasi e largoi maskën.

Edhe Roma i ka përdorur rrjetet sociale për të përshëndetur ish-kapiteni. /Telegrafi/

The post Me maskën e serialit “La Casa de Papel”, Florenzi prezantohet te Valencia appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com