Mbyllet java e 30-të në Superligë – Drita me hap të madh drejt titullit, Trepça ’89 mbetet në zonën e kuqe
Kanë përfunduar të gjitha takimet e xhiros së 30-të në elitën e futbollit kosovar.
Edhe kësaj radhe nuk kanë munguar befasitë, ku Vushtrria është përkujdesur për më të bukurën pasi ndali Trepçën ’89 1-1 në udhëtim.
Lideri aktual Drita ka vazhduar me fitore teksa ka mposhtur Feronikelin në shtëpi 2-1, ndërsa Fitore ka marrë edhe Flamurtari 4-3 ndaj Dukagjinit.
Drenica mposhti lehtë Ferizajn 3-0, ashtu siç bëri Ballkani me Llapin 5-1.
Ndërkohë derbi i javës i ka takuar Gjilanit që mposhti në shtëpi Prishtinën me rezultat 2-1.
Drita vazhdon të mbetet lider me 64 pikë, pesë më shumë se Ballkani që është në vendin e dytë.
Në vendin e tretë ndodhet Gjilani me 58 pikë, një më pak se Prishtina që ndodhet e katërta, ndërsa Feronikeli e pesta me 44 pikë.
Pas xhiros së 30-të është bërë edhe më interesante lufta për mbijetesë, ku Flamurtari tani është e gjashta me 40 pikë, duke lënë Llapin në vendin e shtatë me një pikë më pak.
Drenica është në vendin e tetë me 38 pikë, ndërsa Trepça ’89 ka tri pikë më pak në vendin e nëntë.
Ndërkohë tri skuadrat e përshëndetura tanimë me elitën e futbollit kosovar janë Ferizaj (26), Vushtrria (18) dhe Dukagjini me 10 pikë. /Telegrafi/
The post Mbyllet java e 30-të në Superligë – Drita me hap të madh drejt titullit, Trepça ’89 mbetet në zonën e kuqe appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com