Matthew Palmer dhe Jess Baily u takuan me Kryetarin e Komunës së Kavadarit Mitko Jançev

Kryetari i Komunës së Kavadarit Mitko Jançev u takua me zëvendës-ndihmësin e Sekretarit Shtetëror në Departamentin Shtetëror për Evropë dhe Euroazi të ShBA-ve Matthew Palmer dhe me Ambasadorin e ShBA-ve në Maqedoni Jess Baily.

“Kjo është vizita e dytë e Ambasadorit të ShBA-ve në Komunën e Kavadarit në disa muajt e fundit, ndërsa vizita e parë e Matthew Palmer, politikan i nivelit më të lartë që e ka vizituar vetëqeverisjen lokale të Kavadarit”, thonë nga shërbimi për shtyp për takimin që e ka pasur Kryetari i Kavadarit i cili është edhe nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje informojnë se në takim është biseduar për temat aktuale politike si dhe për zhvillimin e Komunës së Kavadarit./Telegrafi/

The post Matthew Palmer dhe Jess Baily u takuan me Kryetarin e Komunës së Kavadarit Mitko Jançev appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com