comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Marotta: A do të jeni në ndeshjen Juventusi – Inter? Do ta shohim

Giuseppe Marotta është pyetur se a do të jetë i pranishëm në ndeshjen derbi të Italisë mes Juventusit dhe Interit të premten.

Drejtori që e la Juventusin para pak ditësh ku ishte drejtor, pritet të marr një rol te Nerazzurët.

Marotta ende nuk është emëruar zyrtarisht, por pritet që ai do të emërohet si CEO ose drejtor teknik para vitit të ri.

Ai sot pas një mbledhje të njerëzve kompetent për drejtimin e kampionatit të Seria A ku mori pjesë si këshilltar, u pyet për ndeshje Juventus–Inter.

“A do të jeni në ndeshjen Juventus – Inter?  Do ta shohim…”, ishte përgjigja e tij që erdhi pas një kohë që mendoi gjatë.

Marrotta ka qenë ai që e ka marr Juventusin në pozitën e shtatë dhe pas një viti të vështirë ai e ktheu te trofetë.

Nën drejtimin e tij Juventusi ka fituar shtatë tituj kampioni në Serie A. /Telegrafi/

The post Marotta: A do të jeni në ndeshjen Juventusi – Inter? Do ta shohim appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com