comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Maradona: Messi nuk ka nevojë që të dëshmojë asgjë

Diego Maradona ndejn se Lionel Messi nuk ka nevojë që të dëshmojë asgjë për aftësitë e veta dhe kontributin për Argjentinën teksa ai po përgatitet për atë që mund të jetë Botërori i fundit i tij.

Argjentina arriti në finale në Brazil katër vjet më parë, por u mposht nga Gjermania në vazhdime.

Maradona inspiroi Argjentinën drejt suksesit herën e fundit që ky vend e fitoi Kupën e Botës dhe shumë njohës besojnë se ky trofe i nevojitet lojtarit për t’u bërë më i miri në histori.

“Unë do të këshilloja Messin që të vazhdojë të luaj e të kënaqet me lojën”.

“Ai duhet t’i harrojë kritikat. Ai duhet të kënaqet me lojën”.

“Unë nuk e njoh Sampaolin, unë nuk e di se si luan ai. Por, unë njoh shumë lojtarë dhe e di se ata do të japin gjithçka”.

“Mendoj se ata kanë mundësi të mirë për të fituar. Por, unë nuk e zgjedhi argjentniën si favorite sepse favoriti kurrë nuk e fiton Kupën e Botës”, u shpreh Maradona. /Telegrafi/

The post Maradona: Messi nuk ka nevojë që të dëshmojë asgjë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com