comment Add Comment
Posted on Last updated

Maqedoni, të gjitha barnatoret do të mund të arrijnë marrëveshje me Fondin për Sigurim Shëndetësor

Të gjitha barnatoret do të mund të arrijnë marrëveshje me Fondin për Sigurim Shëndetësor. Ky vendim erdh në mbledhjen e sotme qeveritare, me çka, siç është shpjeguar nga Ministria e Shëndetësisë, hiqet kufizimi i hapjes së barnatoreve të reja dhe ordinancave speciale që mund të arrijnë marrëveshje me Fondin për Sigurim Shëndetësor.

“Qëllimi është tejkalimi i mungesës së barnave, për shkak mundësisë që do t’u jepet barnatoreve që deri tani s’kanë pasur marrëveshje me Fondit për Sigurim Shëndetësor, të mund të arrijnë një marrëveshje të tillë”, thonë nga Qeveria, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se në të njëjtën kohë qëllimi është që të motivohet mjekët e rinj të hapin ordinanca të tyre.


Qeveria e Maqedonisë së Veriut dha dritë të gjelbër për Qendrën klinike në Gjorçe PetrovQeveria e Maqedonisë së Veriut dha dritë të gjelbër për Qendrën klinike në Gjorçe Petrov

Ndryshe, Qeveria sot miratoi Informacionin për ndërtimin dhe financimin e Qendrës së re klinke në Gjorçe Petrov./Telegrafi/

The post Maqedoni, të gjitha barnatoret do të mund të arrijnë marrëveshje me Fondin për Sigurim Shëndetësor appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com