comment Add Comment
Posted on Last updated

Maqedoni, përqindja e rasteve të reja të sotshme është e njëjtë me përqindje e rasteve të djeshme, 13% e të testuarve rezultojnë pozitiv

Përqindja e rasteve të reja të sotshme në vend është e njëjtë si dita e djeshme, nëse bëhet krahasimi mes testimeve të kryera dhe rasteve të regjistruara.

Gjatë ditës së djeshme kishte 185 raste në 1.364 testime që është 13.5% ndërsa sot kishim 101 raste të reja nga 776 testime që është 13%, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Numri i të infektuarve me coronavirus në Maqedoni tejkaloi shifrën 5.000, për herë të parë ka numër dyshifror të vdekjeveNumri i të infektuarve me coronavirus në Maqedoni tejkaloi shifrën 5.000, për herë të parë ka numër dyshifror të vdekjeve

Në statistikën e sotshme nuk janë përfshirë të dhënat e të testuarve në spitalin Sistina për shkak se nuk kanë arritur në raportin e QSHP dhe do të vendosen në raportin e nesërm.

Gjatë fundjavës kishin edhe 16 persona të vdekur, 11 dje dhe 5 sot dhe poashtu janë shëruar 63 pacientë./Telegrafi/

The post Maqedoni, përqindja e rasteve të reja të sotshme është e njëjtë me përqindje e rasteve të djeshme, 13% e të testuarve rezultojnë pozitiv appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com