Maqedoni, ordinancat gjinekologjike me masa të shtuara kujdesi

Përgjatë pandemisë puna e gjinekologëve nuk është ndërprerë, por është modifikuar. Masat e kujdesit kanë zënë vend edhe në këto ordinanca.

Gjinekologet iu caktojnë përmes telefonit një numri të reduktuar të pacienteve, respektivisht vetëm pacienteve, kontrolli i të cilave është e patjetërsueshme.

“Gjatë kontrollit respektohen masat, mbajtje të maskave, dorezave, mjeteve dezinfektuese dhe largësia. Si çdo herë sa më pak kontakt me pacientë të tjerë, d.m.th. kemi bërë kujdes që caktimi i kontrolleve të jetë më larg njëra-tjetrës që mos të kenë rast grumbullimi. Poashtu masa tjetër që e kam respektuar është vetëm pacientja në kabinetin e kontrollit”, deklaroi Lulzime Zhuta Hoxha, Gjinekologe.

Gjinekologia, Lulzime Hoxha thekson se shkaku i paqartësive rreth ndikimit të virusit korona tek shtatzënat dhe fetuset e tyre, është e rëndësishme që shtatzënat të evitojnë kontaktet me shumë njerëz dhe të respektojnë masat tjera për mbrojtje nga COVID 19.

The post Maqedoni, ordinancat gjinekologjike me masa të shtuara kujdesi appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com