Maqedoni: Mali Sharr po zhvishet nga drunjtë

“Për dallim nga Leshnica, në pjesët tjera kemi prerje të egër të druve në Malin Sharr. Nuk mund të themi se kjo bëhet nga banorë lokal, sepse kemi të bëjmë me prerje masive dhe të pakontrolluara. Kur jemi te banorët, ata kanë kujdes që të mos prenë drunjtë gjithandej, por këtë e bëjnë në mënyrë më të kujdesshme. Kurse prerjet tjera vijnë në mënyrë të organizuar dhe aty nuk ka kontroll”, thotë Bozhinovski

Prerja ilegale e druve në Malit Sharr vazhdon edhe gjatë kësaj periudhe. Shkatërrimi masiv vijon pikërisht në ato pjesë, të cilët sipas paralajmërimeve, do të jenë park kombëtar. Megjithatë, përfaqësues të klubeve alpiniste thonë se në vendin e quajtur Leshnicë, janë dëmtuar drunjtë jo nga faktori njeri, po edhe nga natyra.

“Në Leshnicë nuk kemi të bëjmë me prerje jolegale të druve, por kemi të bëjmë me prerje të ligjshme të drunjve. Dëmi ka ndodhur gjatë muajve të dimrit, kur nga era e fuqishme dhe bora e madhe është shkatërruar bukur një pjesë e madhe e pyllit. Ajo duhet që të pastrohet, sepse bëhet fjalë për diku një mijë metër kub dru të shkatërruara. Këtu në këtë vend situata është e qartë për dallim nga pjesët tjerët të Malit Sharr”, thotë Jovan Bozhinovski, kryetar i Klubit Malor “Luboten”. Por, gjendja më e rënduar paraqitet në vendet tjera të Malit Sharr, ku ka prerje masive të druve. Kjo është një pasqyrë jo e mirë për në të ardhmen, pohon ai.

“Për dallim nga Leshnica, në pjesët tjera kemi prerje të egër të druve në Malin Sharr. Nuk mund të themi se kjo bëhet nga banorë lokal, sepse kemi të bëjmë me prerje masive dhe të pakontrolluara. Kur jemi te banorët, ata kanë kujdes që të mos prenë drunjtë gjithandej, por këtë e bëjnë në mënyrë më të kujdesshme. Kurse prerjet tjera vijnë në mënyrë të organizuar dhe aty nuk ka kontroll”, shprehet Bozhinovski. Në ndërkohë, kjo pamje aspak nuk është e mirë për turistët. Sipas tij, përgjatë shtigjeve kur lëvizin turistët, ka prerje të druve dhe kjo jep një imazh të keq për ata që kanë vendosur që të vizitojnë Malin Sharr.

“Ne, gjithnjë flasim se duhet që të tërheqim sa më shumë turistë për të përmirësuar gjendjen ekonomike, sepse përfitime nga turistët do të kenë të gjithë, pikërisht ato shtigje janë dëmtuar, të cilët kanë qenë shumë të bukura dhe të padëmtuara. Tash në vend që ato shtigje të mbrohen – janë dëmtuar shumë dhe kjo lë një përshtypje të keqe për turistët”, nënvizon kryetar i Klubit Malor “Luboteni”. Nga ky klub njoftojnë se janë hapur shumë rrugë për qëllime të ndryshme, kurse me hapjen e këtyre rrugëve për të qarkulluar makineria e rëndë, janë shkatërruar shumë shtigje për turistë. “Ne nuk e dimë se për çfarë qëllimi janë hapur këto rrugë, nga vet shteti për nevojat e blegtorëve, për Policinë Pyjore, por mund të jenë hapur rrugë edhe nga persona privat, prandaj kemi gjendje kaotike dhe në të ardhmen do të ketë ndikim negativ për tërheqjen e turistëve të huaj”, deklaroi Bozhinovski.

Nga ky klub thonë se shpallja e Malit Sharr si Park Kombëtar do të ndikojë që kjo dukuri të ndërpritet, kurse do të duhet një periudhë e gjatë që tërë ky dëm që është bërë – të rikuperohet, sepse janë dëmtuar shumë hektarë të mbjellur me dru. Në muajt e parë të këtij viti, Mali Sharr është shpallur Park Kombëtar, kurse tashmë pritet që të fillojë edhe debati publik para se të votohet Ligji për mbrojtjen e Malit Sharr.(koha.mk)

The post Maqedoni: Mali Sharr po zhvishet nga drunjtë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com