Maqedoni, humbin jetën dy fëmijë nga shpërthimi i zjarrit

Dy fëmijë, njëri i moshës tre vjeçare dhe tjetri i moshës një vjeçare kanë humbue jetën në zjarr në një shtëpi në lagjen Shuto Orizare të Shkupit.

Sot pasdite në zjarr në një shtëpi në Shuto Orizare kanë humbur jetën fëmijë të vegjël. Në shtëpi ka pasur edhe dy fëmijë tjerë, por ata kanë arritur të largohen nga shtëpia e kapluar nga zjarri me ndihmën e fqinjëve.

Nga njësia e zjarrfikësve informojnë se zjarri është paraqitur rreth orës 13 e 25 minuta në rrugën “Bërsjaçka”, ku kanë intervenuar 15 zjarrfikës./Telegrafi/

The post Maqedoni, humbin jetën dy fëmijë nga shpërthimi i zjarrit appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com