Manchester Cityt del me deklaratë pasi Phil Foden dhe mamaja e tij u sulmuan në një ngjarje boksi

Manchester City ka lëshuar një deklaratë në lidhje me pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale ku shihet Phil Foden dhe familja e tij duke u ngacmuar dhe abuzuar.

Të shtunën mbrëma, shoqëruesit e lojtarit u përfshinë në një përleshje në prapaskenë në eventin Kell Brook vs Amir Khan në Mançester.

Pamjet shfaqin nënën e Fodenit, Claire, duke u goditur nga një tifoz që abuzoi me anglezin në një korridor jashtë ambienteve të AO Arena.

Image credit: Twitter

Në fillim të klipit, një tifoz dëgjohet duke e quajtur reprezentuesin anglez ‘m**t’. Më pas Foden hyn në një dhomë aty pranë me të dashurën dhe familjen e tij.

Pak çaste më vonë, nëna e Foden shfaqet nga dhoma për t’u përballur me personat, duke e pyetur ‘kush po e thërret’.

Pas një bisede të shkurtër, ajo shtyn njërin prej tyre përpara se personi i përfshirë ta lëkundet drejt saj. Gjërat u përshkallëzuan shpejt që nga ai moment, me një zjarrfikës që u përfshi në përleshje.


Si një trajner i vrapimit e shndërroi Phil Fodenin në një 'raketë'
Si një trajner i vrapimit e shndërroi Phil Fodenin në një ‘raketë’

Klubi i Fodenit, Manchester City, që atëherë ka lëshuar një deklaratë në lidhje me klipin, duke thënë se ata janë “të shokuar dhe të tmerruar” nga incidenti.

“Klubi është në dijeni të një videoje që ka qarkulluar në mediat sociale që tregon Phil Foden dhe familjen e tij duke u ngacmuar dhe abuzuar”, thuhet në një deklaratë.

“Ne jemi të tronditur dhe të tmerruar për natyrën e abuzimit dhe sulmit që pasoi ndaj një prej anëtarëve të familjes së Phil”.

“Ne do të vazhdojmë t’i japim Phil dhe familjes së tij të gjithë mbështetjen dhe ndihmën që ata kanë nevojë”, thuhet më tej në njoftimin e tyre. /Telegrafi/

 

The post Manchester Cityt del me deklaratë pasi Phil Foden dhe mamaja e tij u sulmuan në një ngjarje boksi appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com