Mallakastër, shkon me shokë për të vjedhur tek xhaxhai, ai vrasin gruan në mënyrë makabër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mallakastër. Mësohet se një grua e identifikuar se Drita Saliaj është grabitur dhe më pas është vrarë. Ngjarja ka ndodhur më 5 janar, ndërsa 50-vjeçarja e cila jetonte e vetme, është gjetur e pajetë në rezervuarin e Gjerbës.

Ndërkaq policia njofton se ka arrestuar  tre persona të cilët dyshohen se mund të kenë lidhje me ngjarjen. Pas hetimeve rezultoi se nipi i Saliut ( djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

Autoritetet njoftojnë se në pranga kanë rënë; Luis Saliaj, 16 vjeçbanues në Gjerbës, Sindi Shehaj, 16 vjeç, banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj, 26 vjeç, banues në Gjerbës.

Njoftimi i policisë

Mallakastër

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur në datë 05.01.2020 në fshatin Gjerbës.

Arrestohen 3 shtetas të dyshuar  si autorë të  vrasjes së 50 vjeçares

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë paraqitur familjarët e shtetases D. S, 50 vjeçe, të cilët denoncojnë largimin nga banesa të 50-vjeçares.

Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier organizuan punën dhe në kohë rekord zbardhën ngjarjen.

Pas hetimeve të kryera rezultoi se nipi i shtetases së humbur( djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe Polumbarët e Repartit  Special Renea u gjet në rezervuar trupi i pajetë i shtetases D. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,  arrestuan shtetasit: L.S., 16 vjeç, banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme./Opinion.al/

The post Mallakastër, shkon me shokë për të vjedhur tek xhaxhai, ai vrasin gruan në mënyrë makabër appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com