Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje është duke mbajtur takim, në të cilin do të zyrtarizohet lista me emrat e kandidatëve të këtij subjekti politik për kryetar të komunave në zgjedhjet e 17 tetorit.
Ashtu siç kishte shkruar Telegrafi, dy ditë më parë, burime renda këtij takimi bëjnë të ditur se ky organ partiak i LVV, tashmë ka zyrtarizuar kandidaturën e Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës.
Gjithashtu janë zyrtarizuar kandidaturat edhe të kryetarëve aktualë të Prizrenit dhe Podujevës, Mytaher Haskuka dhe Shpejtim Bulliqi, transmeton Telegrafi.
Është konfirmuar edhe kandidatura e deputetes Mimoza Kusari Lila për kryetare të Gjakovës.
Telegrafi sapo të përfundojë takimi i Këshillit të Përgjithshëm do të publikojë listën e plotë të kandidatëve të LVV për kryetarë komunash që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. /Telegrafi/
The post LVV zyrtarizon Arben Vitinë në garën për kryetar të Prishtinës appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com