LSDM: Të gjithë deputetët e kanë të obliguar t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese

Nga partia në pushtet LSDM u bëjnë thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM-së që të përkrahin ndryshimet e amendamenteve kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje thonë se gjërat shpikura nga udhëhqësia e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit, të gjitha lajmet e rrejshme kanë rënë në ujë.

“Ndryshimet kushtetuese të paraqitura në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e konfirmuan se forcon identiteti maqedonas, po rritet kujdesi për diasporën dhe maqedonasit që jetojnë në vendet fqinjë dhe në botë, siguron kufijtë dhe integriteti territorial, ndërsa duke iu referuar vendimeve kushtetuese të KAÇKM-së, forcohet vazhdimësia e shtetësisë.

E gjithë procedura është në përputhje me Kushtetutën, ligjet, rregulloren e punës dhe në bazë të vullnetit të shprehur qartë të qytetarëve.

Më shumë se 80 për qind e të gjithë qytetarëve dhe mbi 90 për qind e qytetarëve që kanë votuar në referendum kanë deklaruar qartë se janë për të ardhmen në BE dhe NATO”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga atje shtojnë se nëse OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski vazhdojnë ta bllokojnë anëtarësimin në NATO dhe BE, atëherë nuk ngel tjetër vetëm se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme./Telegrafi/

The post LSDM: Të gjithë deputetët e kanë të obliguar t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com