comment Add Comment
Posted on Last updated

Lirim Kastrati shkëlqen me Lokomotiva Zagrebin, ia siguron fitoren me dy gola ndaj Rijekës

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati ka shkëlqyer në fitoren e Lokomotiva Zagrebit ndaj Rijekës.

Lokomotiva Zagrebi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Rijekës  në takimin e vlefshëm për javën e 20-të në Superligën e Kroacisë.

Më meritori në këtë fitore të ekipit kryeqytetas kroat ishte sulmuesi i Kosovës, Lirim Kastrati.


Lirim Kastrati vërshohet nga ofertat, dy klube nga La Liga dhe një nga MLS e duan sulmuesin e KosovësLirim Kastrati vërshohet nga ofertat, dy klube nga La Liga dhe një nga MLS e duan sulmuesin e Kosovës

Djaloshi nga Kamenica shënoi të dy golat e skuadrës së tij duke ia siguruar kështu fitoren ndaj një rivali shumë të fortë si Rijeka.

Goli i parë i Kastratit erdhi në minutën e parë shtesë te pjesës së parë, duke shënuar për 1-0.

Kastrati ishte i papërmbajtshëm në minutën e 71-të pasi shënoi për 2-0 duke dribluar portierin kundërshtar.

Me këto dy gola, sulmuesi i Kosovës arrin në kuotën e tetë golave gjithsej dhe renditet i treti në listën e realizatorëve. /Telegrafi/

The post Lirim Kastrati shkëlqen me Lokomotiva Zagrebin, ia siguron fitoren me dy gola ndaj Rijekës appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com