comment Add Comment
Posted on Last updated

Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë në këtë verë

Barcelona nuk po kalon nëpër një periudhë të mirë, pasi Lione Messi kishte një përplase me drejtorin dhe ish-bashkëlojtarin e tij Eric Abidal.

Mund të thuhet se ka qenë një fazë turbulente te Bluagranasit, që nga shkarkimi i Ernesto Valverdes pak javë më parë.

Por, problemet e tyre në fushë tashmë janë shfaqur, shkaku që Abidal deklaroi se disa lojtarë ndikuan që spanjolli të shkarkohej nga pozita e trajnerit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i 32-vjeçarit që ka kërkuar nga drejtori sportiv që t’i shikojë punët e tij dhe të jap emrat e lojtarëve që kërkuan shkarkimin e Valverdes.

Tani, Guardian raporton se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka një klauzolë speciale me kampionin e La Liga-së dhe mund të largohet kur të dëshirojë.

Aty thuhet se Messi është i lirë të vendos rreth të ardhmes së tij dhe duke parë situatën që po kalon klubi, ai mund edhe të largohet në këtë verë si lojtar i lirë.

ESPN raportoi pak çaste më parë se Josep Bartomeu nuk do të shkarkojë Abidalin nga pozita e drejtori, pasi janë të kënaqur me punën e tij.


ESPN: Barcelona nuk e shkarkon Abidalin nga pozita e drejtoritESPN: Barcelona nuk e shkarkon Abidalin nga pozita e drejtorit

Në rast se francezi nuk shkarkohet, atëherë argjentinasi mund të kërkojë largimin me të përfunduar ky sezon.

Kujtojmë se në të kaluarën, Manchester City, Chelsea dhe Inter kanë shprehur interesim për Messin, mirëpo lojtari nuk ka dashur të largohet nga Camp Nou. /Telegrafi/

The post Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë në këtë verë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com