comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Lindja e foshnjës nga 13 vjeçarja, alarm që institucionet të marrin masa për evitimin e rasteve të tilla

Rasti i 13 vjeçares e cila solli në jetë një foshnje në QKUK, ka nxitur reagime të shumta. Madje lindja e foshnjës nga ana e saj po konsiderohet si sinjal që institucionet e vendit të ndërmarrin masa për parandalimin e martesave dhe lindjeve të hershme.

Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, në një prononcim për Telegrafin, ka deklaruar se ky nuk është rasti i parë që ka ndodhur në Kosovë, dhe se ka me qindra raste të ngjashme.


13 vjeçarja sjell në jetë fëmijën e saj të parë në QKUK13 vjeçarja sjell në jetë fëmijën e saj të parë në QKUK

Ajo ka theksuar se rastin e 13 vjeçares, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale duhet të angazhohet menjëherë që ta vendos nën monitorim këtë rast.

“Diçka e tillë është e ndaluar. Çifti duhet të merret menjëherë në kujdestari, sepse dhe gruaja edhe burri janë të rinj, dhe shteti duhet të përkujdeset për ta, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale duhet menjëherë të angazhohet që ta vendos në monitorim dhe në kujdestari këtë lindje kaq të hershme të ndaluar”, ka thënë Demolli.

Demolli ka theksuar se ky rast duhet të alarmojë institucionet tona që të evitohen raste të tilla.

“Ky duhet të jetë një rast që t’i parandalojë rastet tjera sepse dihet që në Kosovë numri i martesave dhe lindjeve të hershme është shumë i madh dhe kjo ka pasoja të mëdha tek çifti dhe tek gruaja në shëndetin e saj por edhe tek modeli që krijohet.

Ky rast duhet ti alarmojë institucionet tona, se ky fenomen nuk është sot por është duke ndodhur që disa vite nën dijeninë e ministrive përgjegjëse në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Duhet të alarmohen institucionet që të evitohen rastet e tilla, që kanë pasoja tek vajzat e reja”, theksoi Demolli.


13 vjeçarja e cila lindi foshnjën në QKUK, ishte e martuar kundërligjshëm13 vjeçarja e cila lindi foshnjën në QKUK, ishte e martuar kundërligjshëm

13 vjeçarja e lindur në Elbasan por që tani jeton në Gjakovë, ka deklaruar se është e martuar, madje ka thënë se edhe babi i foshnjës është i mitur.

Martesat e hershme në mes të miturve, sanksionohen edhe me Kodin Penal ku theksohet se kushdo që martohet me një të mitur mund të dënohet së paku 5 vjet dhe më së shumti 20 vjet burgim.

Lidhur me rastin e 13 vjeçares, Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se së shpejti pritet të nis hetimet lidhur me këtë rast.


Prokuroria do të hetojë rastin e 13-vjeçares që u bë nënëProkuroria do të hetojë rastin e 13-vjeçares që u bë nënë

“Ne jemi ende në diskutim e sipër. Është rast pak më specifik, sepse kur janë të miturit në pyetje, ne jemi të kujdesshëm. Ne duhet të fillojmë hetimin gjithqysh…”, ka deklaruar prokurori Ibrahim Berisha.

13 vjeçarja solli në jetë foshnjën e saj të parë më datë 24 dhjetor 2018 në repartin e gjinekologjisë në QKUK. Foshnja e gjinisë femërore ka lindur në javën e 33 të shtatzënisë me peshë 1900 gramë dhe gjatësi 50 centimetra. /Telegrafi/

The post Lindja e foshnjës nga 13 vjeçarja, alarm që institucionet të marrin masa për evitimin e rasteve të tilla appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com