comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Linda Halimi thotë se ende paragjykohet për martesën e saj dhe vendimin për t’u larguar në Amerikë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ajo ka rrëfyer pesë datat më të rëndësishme në karrierën e saj personale dhe profesionale, duke cekur ndër to shkurtin e vitit 2013, kur edhe u zhvendos në Amerikë.

Lindan isi një jetë të re në ShBA me partnerin e saj, Big D, duke lënë prapa biznesin e saj në Kosovë dhe karrierën e suksesshme si këngëtare.


Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E pyetur nga moderatorja Liberta Spagiu se a mendon që është paragjykuar mbi këtë vendim të saj, Linda u shpreh që një gjë e tillë ka ndodhur, por asnjëherë s’e ka marrë afër zemrës.

“Mendoj që çdo mrekulli zgjat tri ditë. Normal ka komente, përshembull njerëzit kur më takojnë ose më shohin rrugës ka komente, flitet, më thonë ndoshta diçka, komplimente, sharje…këto vijnë me territorin”, ka thënë Linda.

Foto: Prive/YouTube

Ajo vazhdoi të theksojë se të qenurit fytyrë publike, ka rritur te njerëzit interesimin e tyre për jetën e saj private, por që është munduar ta ruajë me fanatizëm.

“Kur je fytyrë publike njerëzit duan të dinë pak më shumë për ty dhe s’më ka penguar kurrë dhe të them që ‘Jo nuk është e vërtetë’, ose ‘Jo është e vërtetë’, çkado që ka ndodhur në jetën private jam munduar ta ruaj me fanatizëm, jo s’e kam për të fshehur diçka, por thjeshtë s’e kam parë të arsyeshme për të servuar te publiku jetën time private”, ka thënë këngëtarja e njohur.

Linda përndryshe është rikthyer këto ditë në Kosovë, për realizimin e një klipi të ri. /Telegrafi/

The post Linda Halimi thotë se ende paragjykohet për martesën e saj dhe vendimin për t’u larguar në Amerikë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com