Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nënshkruar sot Ligjin për Prishtinën
Ligji për Prishtinën u miratua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës më 17 maj 2018, me 61 vota pro dhe 1 abstenim.
Ky Ligj, po ashtu, njeh edhe Prizrenin si kryeqytet historik të Kosovës.
Pas nënshkrimit të Ligjit për Kryeqytetin nga ana e kryeparlamentarit Kadri Veseli, ai duhet të dekretohet edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në afat prej 8 ditësh, për t’u shpallur më pas në Gazetën Zyrtare që nënkupton edhe hyrjen e tij në fuqi. /Telegrafi/
The post Ligji për Prishtinën nënshkruhet nga Veseli, pret dekretimin e presidentit appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com