comment Add Comment
Posted on Last updated

Leonora Jakupi-Fjolla Morinës: Ma paske kallë Drenicën

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, të mërkurën në mbrëmje ka mbajtur një koncert në sheshin “Adem Jashari” të Skënderajt.

Ajo u komentua shumë për paraqitjen të ekspozuar në koncert, për të cilën pati reagime të shumta në rrjetet sociale.

Fjolla gjatë koncertit të mbajtur në Skënderaj, në një moment ka nisur të këndojë këngën e famshme të Leonora Jakupit, “A vritet pafajësia”.

Këngëtarja Morina i ka bërë një dedikim të veçantë koleges së saj, referuar edhe faktit që Leonora me prejardhje është nga Skënderaj.


Reagon Bekim Jashari për paraqitjen e ekspozuar të Fjolla Morinës në Skënderaj: Ndoshta ka dashur ta imitojë Rita OrënReagon Bekim Jashari për paraqitjen e ekspozuar të Fjolla Morinës në Skënderaj: Ndoshta ka dashur ta imitojë Rita Orën

Ndërkohë, Leonorës duket t’i ketë pëlqyer shumë që Fjolla ka interpretuar një nga këngët më të bujshme të saj, si dhe faktin që publiku ishte plot me qytetarë.

Në një fotografi që Fjolla ka publikuar gjatë koncertit, Leonora nuk ka i lënë pa komentuar, duke i shkruar: “Ma paske kallë Drenicën”.

Foto: SC/Fjolla Morina/Instagram

Kjo ka lënë të kuptohet se mes dy këngëtareve ka një miqësi të mirë, dhe se këngëtarja Jakupi ka qenë e kënaqur me paraqitjen e kolege së saj, ani pse u kritikua për paraqitjen tejet të ekzagjeruar. /Telegrafi/

The post Leonora Jakupi-Fjolla Morinës: Ma paske kallë Drenicën appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com