Një operacion i madh anti-drogë është duke u zhvilluar në rajonin e Suharekës.
Ky operacion nga Prokuroria e Prizrenit kishte për cak një grup të personave që prodhonin marihuanë në fshatin Shirokë të Suharekës.
Admir Shala, kryeprokuror i Prokurorisë së Prizrenit, ka thënë se deri më tani janë arrestuar gjashtë persona.
Laboratori është në mesin e laboratorëve më të mëdhenj që janë shkatërruar në vitet e fundit.
Në fotografitë që i ka siguruar Kallxo.com shihen sasi të mëdha të drogës.
The post Laborator droge në Suharekë, policia arreston gjashtë persona appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com