Kuvendi ka miratuar 12 rezoluta për dialogun, shoqëria civile ka dyshime për zbatimin e tyre

Derisa Kuvendi i Kosovës, po provon të miratoj një rezolutë për dialogun Kosovë – Serbi, përfaqësuesit e shoqërisë civile po thonë se rezolutat nuk kanë fuqi juridike dhe tradicionalisht nuk janë përfillur edhe pse janë miratuar një numër i madh i tyre.

Kuvendi i Kosovës ka nxjerr disa rezoluta, por që nuk janë përfillur më pastaj si të tilla.

Rasim Alija nga organizata D4D, thotë se vetëm në vitin 2018 janë miratuar 13 rezoluta nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa nga viti 2011 janë miratuar 12 rezoluta vetëm për dialogun Kosovë- Serbi.

“Vetëm gjatë vitit 2018 kemi diku 13 rezoluta të miratuara nga Kuvendi i Kosovës. Unë nuk e di që këtu rezoluta kanë gjetur zbatim për çështjet që janë ngritur. Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi janë 12 rezoluta që i ka miratuar Kuvendi i Kosovës. Edhe këtu unë nuk e di nëse ndonjë element i këtyre rezolutave ka gjetur zbatim në praktik. Kjo lenë me kuptua që vullneti i shprehur përmes rezolutave është një farsë që ndodhë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Rasim Alija nga D4D.

Ndërsa, Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për RTV Dukagjinin se rezolutat nuk kanë fuqi juridike dhe që presidenti vështirë që do ta përfill një të tillë për dialogun Kosovë – Serbi.

“Rezoluta është një veprim kryesisht politik i Kuvendit të Kosovës e cila nuk ka fuqi juridike. Sipas të gjitha gjasave duke para avazin politik të Presidentit, është vështirë e besueshme se ai do ta përfillte një rezolutë të tillë, edhe pse ky do të ishte një gabim i rëndë politik, sidomos nëse kjo rezolutë do të vinte për tu miratuar në këtë legjislaturë të Kuvendit të Kosovës”, tha Artan Murati nga KDI.

Për dialogun, në vazhdimësi shoqëria civile ka bërë apel për unitet. /Telegrafi/

The post Kuvendi ka miratuar 12 rezoluta për dialogun, shoqëria civile ka dyshime për zbatimin e tyre appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com