comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Kurti vizitoi familjet Binakaj dhe Maloku që humbën familjarët në Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen e Valentina Zhubi Binakajt, në Baballoq të Deçanit dhe Gjylë Malokut në Junik, të cilat humbën jetën në aksidentin tragjik para një javë në Slavonski Brod të Kroacisë.

Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve dhe i inkurajoi që të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen që, siç tha ai, është dhimbje e mbarë popullit.

Familjarët e falënderuan kryeministrin për vizitën dhe për angazhimin e kujdesin që ka treguar Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Kroacisë për të lënduarit dhe për kthimin e trupave të më të dashurve të tyre në Kosovë. Kurse të lënduarve iu dëshiruan shërim të plotë.

Kryeministri Kurti tha se institucionet e Kosovës do t’ju qëndrojnë afër të lënduarve që të tejkalojnë më lehtë pasojat e aksidentit.

Ndryshe, gjatë javës, kryeministri Kurti ka vizituar për ngushëllime edhe familjet e tetë viktimave të tjera të aksidentit fatal të autobusit me bashkatdhetarë, të cilët po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë.

The post Kurti vizitoi familjet Binakaj dhe Maloku që humbën familjarët në Kroaci appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com