Kur përplasen një Ferrari dhe një Porsche dhe shoferët largohen nga vendi i ngjarjes (Foto)
Shoferët e dy superveturave braktisën dy automjetet e tyre në rrugë dhe ikën pasi u përfshinë në një përplasje të tmerrshme.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, policia u thirr për një informatë të një aksidenti ndërmjet një Ferrari 458 Italia dhe Porsche 718 Cayman GTS.
Siç bëhet e ditur, Porsche e kuqe prej mbi 100 mijë dollarësh “humbi” të dy rrotat e pasme, ndërsa Ferrari me vlerë rreth 200 mijë dollarësh ka pësuar dëmtime më të mëdha.
Përplasja, e cila vlerësohet me rreth 300 mijë dollarë dëm, ndodhi rreth orës 7.55 të mbrëmshme në Yorkshire Jugore. /Telegrafi/
The post Kur përplasen një Ferrari dhe një Porsche dhe shoferët largohen nga vendi i ngjarjes (Foto) appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com