Sot, kryeministri i vendit Albin Kurti ka vizituar ekipin Bad News Eagles, për t’i uruar për sukseset e tyre dhe për të diskutuar për të ardhmen e eSports në vendin tonë.
Me rastin e festes së Fiter Bajramit, kryeministri Kurti sot ishte mysafir në bootcampin e ekipit Bad News Eagles, ku ata po përgatiten per turneun major tash e një kohë.
Siç duket Z.Kurti ka uruar ekipin për suksesin e tyre pas arritjes historike në lojën e CS:GO, si dhe ka diskutuar për ide te reja rreth eSports dhe zhvillimit të tij në vendin tonë në të ardhmen.
“Sot ishte një ditë e veçantë. U nderuam me prezencën e kryeministrit të Kosovës. Ne patëm disa biseda të mahnitshme se si të përmirësojmë eSports në rajonin tonë. Faleminderit Albin Kurti për këtë ditë”, ka shkruar faqja e Bad News Eagles në Instagram.
/Telegrafi/
View this post on Instagram
The post Kryeministri Albin Kurti ka vizituar ekipin Bad News Eagles appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com