comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Krizë te Real Madridi, gjashtë lojtarë ofanziv të lënduar – Zidane ka vetëm tre lojtarë në dispozicion

Gareth Bale e ka shansin që ta stabilizojë vetën si zgjedhja e parë te Real Madridi, pasi Zinedine Zidane nuk mund të llogarisë në gjashtë lojtarë ofanziv.

James Rodriguez dhe Isco janë lojtarët e fundit që kanë pësuar lëndime, e lajmet e këqija erdhën pas barazimit 1-1 me Real Valladolidin në fundjavën e kaluar.

Marco Asensio është jashtë fushës  deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, pasi e këputi ligamentin e gjurit në muajin e kaluar.

Të lënduar janë edhe Rodrygo e Brahim Diaz, që vuajnë nga një tërheqje muskulare, e në listë është edhe transferimi i kësaj vere, Eden Hazard, që ka po të njëjtin lëndim.


Dhjetë lëndime në 50 ditë te Reali, trajneri i ri kondicional po shihet si fajtori kryesorDhjetë lëndime në 50 ditë te Reali, trajneri i ri kondicional po shihet si fajtori kryesor

Zidane në sulm ka mundësinë të luajë vetëm me, Bale, Vinicius, Junior dhe Lucas Vazquez, ndërsa për uellsianin do të jetë një shans i artë për të.

Në javën e tretë të La Liga-së, Los Blancos do të kenë punë me Villarealin të dielën nga ora 21:00, një përballje tejet e vështirë për madrilenët. /Telegrafi/

The post Krizë te Real Madridi, gjashtë lojtarë ofanziv të lënduar – Zidane ka vetëm tre lojtarë në dispozicion appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com