Kostumi fluturues elektrik i BMW-së, vë rekord të ri botëror

Sportisti Peter Salzman ka vënë rekord të ri botëror – duke u futur në librin Guiness, për shpejtësinë e arritur me përdorimin e kostumit fluturues elektrik.

Salzmann arrin kulmin e adrenalinës duke u hedhur nga objektet e larta, urat dhe digat, e derisa tjerët preferojnë kostumin për fluturimin, të tjerët eksperimentojnë për të arritur shpejtësinë më të madhe, transmeton Telegrafi.

Për ta bërë “skydiving dhe base jumping” më interesant, ai eksperimentoi me idenë e vendosjes së një motori në kostumin fluturues.

Kështu kontaktoi menaxhmentin e BMW-së për të siguruar motorin elektrik. Në shikim të parë motori duket sikur një pajisje për zhytje, por helika e saj mund të rrotullohet jashtëzakonisht shpejtë – 25.000 rrotullime në minutë.

Salzmann është hedhur nga helikopteri nga një lartësi prej afro 3.000 metra, e falë kostumit arriti shpejtësinë prej 299 kilometra në orë. /Telegrafi/

The post Kostumi fluturues elektrik i BMW-së, vë rekord të ri botëror appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com