Konjufca i quan gabim teknik nënshkrimet e Kusarit dhe Dedës

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se është shkelje mos mbajtja e seancës së jashtëzakonshme.

Sipas Konjufcës rasti i nënshkrimeve të deputetëve Kusari Lila dhe Deda, ka qenë gabim teknik,.

“Ky ka qenë një gabim teknik sepse ka mbet ende si deputetë të GP të LDK-së, në emër të kësaj me ja mohu nënshkrimet e 40 nënshkrimeve tjera, këtu është shkelje. Nuk është falsifikim, është gabim teknik”, tha Konjufca raporton Ekonomia Online.

Sipas Konjufcës, opozita i ka 40 nënshkrime dhe se të gjithë deputetët që janë aty qëndrojnë prapa atyre nënshkrimeve.

“Dhe këtu sapo u votua se a të pranohet kjo kërkesë apo mos të pranohet. Për këto na nevojitet një konsultim shtesë me LDK-në, sepse sapo e morën njoftimin që u votua mos ta mbahet seanca”, shtoi Konjufca.

 

The post Konjufca i quan gabim teknik nënshkrimet e Kusarit dhe Dedës appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com