comment Add Comment
Posted on Last updated

Konfirmohet kapaciteti i baterisë së OnePlus 10T, do të rimbushet më shpejtë se 10 Pro

OnePlus 10T do të lansohet javën tjetër, dhe OnePlus veçse ka publikuar dizajnin e saj dhe specifikat kryesore, duke përfshirë SoC, kamerat, hapësirën, dhe shpejtësinë e rifreskimit të ekranit.

Tani disa ditë para lansimit, OnePlus ka dhënë detaje edhe rreth baterisë së 10T.

OnePlus ka bërë të ditur se 10T do të ketë bateri prej 4,800mAh, e cila është për 200mAh më e vogël se kapaciteti i baterisë së 10 Pro, por që mbështet një rimbushje më të shpejtë, raporton GSMArena, përcjell Telegrafi.


OnePlus 10T do të vijë me ngjyrat e zezë Moonstone dhe Jade e gjelbër
OnePlus 10T do të vijë me ngjyrat e zezë Moonstone dhe Jade e gjelbër

OnePlus 10 Pro mbështet mbushjen prej 65W në Amerikën Veriore, dhe shkon deri në 80W në disa rajone të tjera. Por që 10T do të mbështet rimbushje prej 150W, për të cilën nga OnePlus thonë se do ta rimbushë baterinë prej 1 deri në 100 për qind në vetëm 19 minuta.

Gjithesi, 10T nuk është telefoni i parë i mençur i OnePlus që mbështet rimbushje prej 150W, pasi që OnePlus para disa muajve ka lansuar në treg OnePlus Ace dhe OnePlus 10R të cilat njëjtë si 10T, e kanë shpejtësinë e njëjtë të rimbushjes.
Të dyja telefonat kanë baterinë me kapacitet prej 4,500mAh, por që është një version tjetër me 80W i 10R, i cili ka bateri me kapacitet prej 5,000mAh. /Telegrafi/

The post Konfirmohet kapaciteti i baterisë së OnePlus 10T, do të rimbushet më shpejtë se 10 Pro appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com