comment Add Comment
Posted on Last updated

Komisioni i Garave futë në “listën e zezë” Ballkanin, Flamurtarin, Abedin Zekën dhe Tahir Batatinën

Fundjava e kaluar nuk ka qenë prej më të qetave në futbollin tonë, pasi në disa ndeshje nuk munguan problemet.

Komisioni i Garave i IPKO Superligës në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur së fundmi ka regjistruar ndeshjet me rezultatet e arritura në fushë, ndërsa pas shqyrtimit të raporteve të delegatëve të ndeshjeve, ka iniciuar masa disiplinore ndaj dy klubeve dhe disa zyrtarëve.

Klubi i Flamurtarit është futur në procedurë për shkak se nuk e ka organizuar ndeshjes si duhet, duke lejuar futjen e personave të paautorizuar në tribuna.

Ballkani që ishte mysafir në këtë ndeshje është futur në procedurë dhe mund të dënohet, pasi një zyrtar i tyre ka thyer një xham në teshatore.

Kryetarit i KF Trepçës ’89, Abedin Zeka dhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, janë në procedurë sipas FFK-së për akuza, shpifje dhe ofendime të rënda të organeve dhe personat zyrtar të FFK-së.

Nga Llapi në procedurë janë edhe sekretarit, Muhamet Rexhepi dhe përfaqësuesi zyrtar, Bajram Bejtullahu për fyerje të rënda të zytarëve të ndeshjes.

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së.

/Telegrafi/

The post Komisioni i Garave futë në “listën e zezë” Ballkanin, Flamurtarin, Abedin Zekën dhe Tahir Batatinën appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com