comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Kina zbulon një aeroplan të ri luftarak, vlerësohet si një makth i sistemeve të mbrojtjes së ushtrive më të zhvilluara në botë (Foto)

Kina ka zbuluar një aeroplan pa pilot dhe i cili thuhet se fluturon më shpejt se sa zëri dhe ekspertët besojnë se mund të jetë një makth i sistemeve të mbrojtjes së ushtrive më të zhvilluara në botë, përfshirë atë amerikane.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, rreth aeroplanit “Dark Sword” flitet për vite, ndërsa tani janë publikuar edhe fotografitë e tij.

Aeroplani në fjalë ka valvula thithje të ajrit nga para, karakteristikë e aeroplanëve supersonik, që do të thotë se do të jetë në gjendje për të arritur një shpejtësi prej 1.190 km / h, shpejtësi kjo më e madhe se aktualja e një aeroplani luftarak pa pilot që është 480 km / h.

Siç thuhet më tej, ndër tjerash aeroplani ka stabilizues vertikal në pjesën e prapme, sikurse që kanë aeroplanët luftarakë amerikanë F22, për të lëvizur shpejt dhe për ta bërë më të lehtë manovrimin.

Ekspertët gjithashtu vlerësojnë se “Dark Sword” mund t’i jep Kinës një avantazh të madh nëse ushtria e saj është në gjendje të prodhojë në masë aeroplanin. /Telegrafi/

The post Kina zbulon një aeroplan të ri luftarak, vlerësohet si një makth i sistemeve të mbrojtjes së ushtrive më të zhvilluara në botë (Foto) appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com