comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Khabib zotohet se do ta pyesë Ronaldon nëse do të largohet: Ai më tregoi disa muaj para largimit nga Reali, si edhe nga Juventusi

Superylli i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, i ka kërkuar Cristiano Ronaldos të qëndrojë te Manchester Unitedi edhe pas këtij sezoni, përkundër spekulimeve që flasin për largimin e tij në verë.

Djajtë e Kuq bënë një lëvizje të madhe në verën e kaluar kur e transferuar superyllin portugez nga Juventusi, mirëpo situata që atëherë ka ndryshuar.

Me 14 gola të shënuar këtë sezon, 37-vjeçari nuk ka arritur t’i ndihmojë skuadrës që të jetë konkurruese për tituj, ndërkohë që qëndrimi i tij është vënë në dyshim, pasi thuhet se nuk është i lumtur në Old Trafford.

Ronaldo nuk ka shënuar në gjashtë ndeshjet e fundit, ndërsa e ka bërë shprehi të ikë drejt tunelit pas barazimeve dhe humbjeve, derisa Unitedi nuk ka pasur qëndrueshmëri këtë sezon.


Ronaldo kaloi pesë orë në stërvitje, ishte i pari që arriti dhe i fundit që u largua pas rekordit negativ
Ronaldo kaloi pesë orë në stërvitje, ishte i pari që arriti dhe i fundit që u largua pas rekordit negativ

Derisa raportohet se CR7 do ta kërkojë largimin në verë, miku i tij, Khabib, shpreson që portugezi ta përfundojë kontratën dyvjeçare. Ai është zotuar se do ta pyesë futbollistin për të ardhmen.

“Do të flas me të. Kur u largua nga Real Madridi më kishte treguar disa muaj më herët dhe njësoj ndodhi edhe kur u largua nga Juventusi, prandaj do ta pyes (nëse do të largohet)”.

“Sinqerisht, dua që ai të qëndrojë. Manchester Unitedi ka një ekip të fortë dhe të ri, ndërsa unë mendoj se në vitin e ardhshëm do t’u shkaktojnë probleme të gjitha klubeve”, ka deklaruar Khabib për Sky Sports. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/khabib_nurmagomedov)

The post Khabib zotohet se do ta pyesë Ronaldon nëse do të largohet: Ai më tregoi disa muaj para largimit nga Reali, si edhe nga Juventusi appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com