comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Khabib i dërgon mesazh McGregorit para UFC 257 – irlandezi do luftojë për titullin e peshave të lehta

Khabib Nurmagomedov i ka dërguar mesazh Conor McGregorit para duelit të këtij të fundit me Dustin Poirier në UFC 257, ku do të duelohet për brezin e peshave të lehta në janar.

Dagestanezi u pensionua nga sporti i arteve marciale të përziera në fitoren ndaj Justin Gaethjes, duke mbajtur rekordin e tij me 29 fitore dhe asnjë humbje.

Khabib kishte mbrojtur titullin e tij në duelin ndaj McGregorit në vitin 208 dhe po ashtu kishte mposhtur Poirierin në atë 2019.

Dagestanezi është ende kampion në fuqi edhe pse më rripi i peshave të lehta nuk i takon, derisa Poirieri dhe McGregor do e kenë shansin ta rrëmbejnë atë.

“ Top tre luftëtarë për rripin e kampionit aktualisht?”, ka thënë Nurmagoemdov në Match TV.

“Poirier, McGregor dhe Islam Makhachev. Ai ende nuk është në top pesë ende, por këta janë në mesin e më të mirëve”.

“Rripi im do të merret nga Dustin ose Conor. Kam biseduar me nënën tim për tri ditë dhe ajo nuk dëshiron që unë më të luftoj pa babain tim tashmë të ndjerë”{, ka shtuar ai më tej.

Khabib beson se Conor nuk do të mund të fitojë rripin e kampionit në peshat e lehta, pasi Poirier është më i miri dhe irlandezi sipas tij nuk është as në top pesëshen më të mirë. /Telegrafi/

The post Khabib i dërgon mesazh McGregorit para UFC 257 – irlandezi do luftojë për titullin e peshave të lehta appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com