Këto ishin fjalët që ia tha Klopp shënjestrës së Unitedit, Bruno Fernandes
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, kishte disa fjalë më shënjestrën e Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, gjatë ndeshjes miqësore që e zhvilluan ndaj Sporting Lisbonës.
The Reds barazuan 2-2 me skuadrën portugeze në turin që po e zhvillojnë në Amerikë, derisa mesfushori e hapi llogarinë për skuadrën e tij pas vetëm katër minuta të fillimit të ndeshjes.
Pas ndeshjes, trajneri gjerman ka biseduar me Fernandesin, që ishte duke u larguar nga fusha, për ta uruar për lojën e zhvilluar.
“Urime për ndeshje e mrekullueshme të zhvilluar, Ju jeni një lojtar fantastik”, besohet t’i ketë thënë Klopp mesfushorit portugez sipas Correio da Manha.
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, po e admiron Bruno Fernandesin, mirëpo mund të rivalizohet nga Liverpooli për shërbimet e tij.
Megjithatë, ka shumë interes në nga klubet evropiane dhe nga ato të Ligës Premier për mesfushorin, i cili shënoi 31 gola në 50 ndeshje sezonin e kaluar. /Telegrafi/
The post Këto ishin fjalët që ia tha Klopp shënjestrës së Unitedit, Bruno Fernandes appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com