comment Add Comment
Posted on Last updated

Këto çifte të famshme janë njohur nëpërmjet miqve, ndërkaq Salma Salma Hayek as që e ka ditur që shkonte në takim

Shumica thonë që mënyra më e mirë për gjetjen e dashurisë është nëpërmjet miqve… Dhe nëse miqtë tuaj janë edhe të pashëm, të pasur dhe të famshëm, aq më mirë

Këto çifte të famshme janë njohur nëpërmjet miqve të përbashkët, apo madje kanë shkuar në takim të painformuar.

Disa e kanë ditur menjëherë, në shikim të parë, që kanë njohur dashurinë e jetës së tyre, derisa tjerëve u është nevojitur pak kohë.

Sido që të jetë, kjo tregon vetëm që dashuria shfaqet gjithkah, transmeton Telegrafi.

Benji Madden dhe Cameron Diaz

Nicole Richie qëndron pas këtij çifti. Ylli i skenës që është martuar me vëllanë e Maddenit, Joel, ka pranuar që paksa ka bërë krushqi.

Taylor Swift dhe Calvin Harris

Ellie Goulding ka pranuar që paksa ka bërë krushqi në mënyrë që t’i bashkonte di-xhejin dhe këngëtaren. Ky çift është argëtuar më shumë se një vit.

Salma Hayek dhe France-Anri Pino

Ky çift është njohur derisa Salma nuk ka ditur fare që po shkonte në takim, por ka menduar që është e ftuar në atë ngjarje.

Chris Hemsworth dhe Elsa Pataky

Ky çift i mrekullueshëm është njohur nëpërmjet logopedit të përbashkët, i cili ka menduar që ata do të pajtoheshin mirë.

Justin Theroux dhe Jennifer Aniston

Këtë çift e ka bashkuar Robert Downey Jr. në vitin 2007. Ata kanë qenë një kohë të gjatë bashkë, ndërkaq janë ndarë sivjet, pas dy vjetësh martesë… /Telegrafi/

The post Këto çifte të famshme janë njohur nëpërmjet miqve, ndërkaq Salma Salma Hayek as që e ka ditur që shkonte në takim appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com