comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Këngëtaret shqiptare duken bukur në veshjet kombëtare

Spektakli “Dancing with the stars” vazhdon të sjell nga java në javë performanca interesante nga garuesit VIP.

Nata e kaluar ka qenë më e veçantë nga të tjerat, pasi ka qenë nata e vallëzimit të valleve shqiptare.


Të gjitha lajmet nga Estrada ShqiptareTë gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Personazhet garues ishin kujdesur që të gjithë të vishen me rroba kombëtare, teksa ekzekutuan valle nga trevat e ndryshme të Shqipërisë.

Mariza Ikonomi ndau me fansat e saj në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft tërheqëse në veshje kombëtare.

Oh c’do kenaqemi sonteee 😊 Voto VIP 3 #dancingwiththestarsalbania 🌟

A post shared by Albanian /singer / songwriter (@ikonomimariza) on Apr 27, 2018 at 1:08pm PDT

Të njëjtën gjë ka bërë edhe këngëtarja Soni Malaj, e cila pati rastin që të vallëzojë vallen e qytetit të saj të lindjes, Tropojën.

Rovena Dilo gjithashtu u shfaq për herë të parë në rroba popullore, duke ardhur kështu më ndryshe për publikun, i cili është mësuar ta shohë gjithnjë elegant.

Gara e “Dancing with the stars” këtë vit duket e fortë, pasi ky do të jetë edicioni i fundit që do të organizohet një spektakël i tillë, dhe të gjithë duan fitoren. /Telegrafi/

The post Këngëtaret shqiptare duken bukur në veshjet kombëtare appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com