Këmbësorja përfundon në spital, goditet nga vetura në Krushë të Madhe

Një këmbësore ka përfunduar në QKUK, nga lëndimet e marra, pasi sot është goditur nga një veturë në Krushë të Madhe. 

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, Nysret Gjurkaj – zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovë.

“Sot më datë 17.05.2022, rreth orës 13:00, policia është informuar se në fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit, ka ndodhë aksident me lëndime të rënda trupore, të involvuar një automjet dhe një këmbësor”, ka thënë Gjurkaj.

Sipas tij, deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari duke drejtuar automjetin e tij të llojit Vw Golf, në aksin rrugor  Prizren –  Gjakovë, në dalje të fshatit Krushë e Madhe, papritmas nga pa kujdesia dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e godet viktimën/këmbësoren, e cila në atë moment ka qenë duke kaluar rrugën.

“E lënduara pas aksidentit është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Për shkak të lëndimeve të rënda trupore ai është dërguar në QKUK në Prishtinë”, tha Gjurkaj.

Lidhur për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, shoferi i veturës është ndaluar për  48 orë. /Telegrafi/

The post Këmbësorja përfundon në spital, goditet nga vetura në Krushë të Madhe appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com