Jove Kekenovski ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Zoran Zaev, për punësimin e shumë këshilltarëve të tij.
Në profilin e tij në Facebook, Kekenovski shkruan se “nëse kryeministri Zoran Zaev ka këshilltar për siguri dhe ekonomi, e rendit është të ketë edhe këshilltar për shëndetësi dhe financa”, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Siç u pa deri më tani sipas pragmatizmit të tij, për fushën e medicinës, sipas kritereve të qeverisë, për këshilltarë të shëndetësisë do të ishte mirë të merr një mjek nga klinika kosovare “Medicus”, ndërsa për këshilltarë të financave ndonjërin nga ish-drejtorët ose drejtorët e tanishëm nga bankat e Maqedonisë, të cilët ua rropën lëkurën qytetarëve të Maqedonisë”. /Telegrafi/
The post Kekenovski: Zaev le të merr këshilltarë për shëndetësi nga klinika kosovare “Medicus” appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com