comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

KB Peja: Lojtarët tanë e kanë mbrojtur veten, video dëshminë e kemi dërguar në Komisionin Arbitrar

Klubi basketbollistik Peja ka bërë një njoftim rreth incidentit që ndodhi në ndeshjen e pestë gjysmëfinale kundër Ponte Prizrenit që eskaloi në përleshje mes lojtarëve dhe stafit.

“Të dashur tifoz, ju njoftojmë se sot (e enjte) klubi ka dërguar dëshmitë e nevojshme në Komisionin Arbitrar rreth incidentit që ndodhi në ndeshjen e fundit. Ne jemi të bindur dhe gjithmonë do qëndrojmë prapa faktit se Brandon Walters dhe AJ Walton në çdo moment kanë vepruar në vetëmbrojtje”.

“Faktin që lojtarët tanë kanë mbrojtur veten e tyre e kemi dëshmuar shumë detajisht në videon, të cilën sot e kemi dërguar në Komisionin Arbitrar. Ne besojmë dhe do luftojmë që incidenti në Prizren të paraqitet në mënyrë realiste dhe pa manipulime si në Komision Arbitrar apo në audienca.


Vjen reagimi i Ponte Prizrenit: Së shpejti do të dalim me vendim për vazhdimin apo mosvazhdimin e kampionatit të ardhshëm
Vjen reagimi i Ponte Prizrenit: Së shpejti do të dalim me vendim për vazhdimin apo mosvazhdimin e kampionatit të ardhshëm

“Vendimi do merret në orët e pasdites, ne do ju mbajmë të informuar për çdo detaj që vendoset rreth kësaj çështjeje”, thuhet në njoftimin e Pejës.

Ndërsa në një grup të tifozëve pejanë në rrjetet sociale është shpërndarë një video, në të cilën pretendohet se janë prapaskenat e asaj që ndodhi pas takimit të pestë gjysmëfinal kundër Ponte Prizrenit.

Kujtojmë që Federata e Basketbollit të Kosovës doli me njoftim duke e regjistruar takimin me rezultat zyrtar (20:0) në favor të Pejës, ndërsa janë shqiptuar edhe shumë gjoba me para dhe suspendime për lojtarët. /Telegrafi/