Katrougalos do të jetë përfaqësuesi i Greqisë në inaugurimin e Pendarovskit

Përfaqësuesi i qeverisë greke në inaugurimin e Stevo Pendarovskit si president do të jetë ministri i Jashtëm, Georgios Katrougalos, njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina.

“Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Katrougalos nesër më 12 maj do të niset për në Shkup për ta përfaqësuar qeverinë greke në inaugurimin e Presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski”, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Greqisë.

Më herët në inaugurimin e Stevo Pendarovskit pjesmarrjen e kanë konfirmuar presidentët të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Bullgarisë./Telegrafi/

The post Katrougalos do të jetë përfaqësuesi i Greqisë në inaugurimin e Pendarovskit appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com