Kançeska-Millevska thotë se pas votimit ka marrë mesazhe pozitive dhe përkrahje

Deputetja Elizabeta Kançevska-Milevska, e cila pas katër ditëve ishte shkarkuar nga OBRM-PDUKM-ja për Deutsche Welle thotë se askush nuk duhet të fshehë, dhe e gjitha të del në pah.

Ajo thotë se nuk ka pasur dilema para se të votojë, dhe sipas asaj, nuk ka asgjë të keqe në vendimin e saj. Një ditë pas votimit, ajo thotë se ka marrë përkrahje dhe shumë mesazhe pozitive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendimin e mora pas asnjë presion nga asnjëra palë, duke analizuar nga shumë aspekte gjendjen. Dhe në mënyrë të përgjegjshmëve mbetem pas vendimit tim. Mendoj se është e pashmangshme. Vetëm në këtë mënyrë do të shohim se në cilën mënyrë edhe në të kaluarën, është angazhuar të zgjedh këtë çështje ku pengon të gjithë perspektivën euroatlantike”, thotë Kançeska-Milevska.

Në fund ajo shton se vendimin e ka sjell pas analizës gjithëpërfshirëse dhe se nuk ka qenë vendim i shpejtuar./Telegrafi/

The post Kançeska-Millevska thotë se pas votimit ka marrë mesazhe pozitive dhe përkrahje appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com